11:23 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq uron boshnjakët për Ditën e Republikës Serbe

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuciq ka uruar presidentin serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, me rastin Ditës së Republikës Serbe duke deklaruar se Serbia do të jetë gjithmonë me Bosnjën, duke ofruar mbështetjen e saj dhe forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe shpirtërore, transmeton Indeksonline.

Në urimin e tij dërguar Dodik thuhet: “Në emër të qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe në emrin tuaj, juve, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Serbisë ju uroj Ditën e Republikës Serbe duke besuar fort në vullnetin tuaj dhe këmbënguljen për të sigurua prosperitetin dhe mirëqenien, në të njëjtën kohë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”./Indeksonline/