22:26 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiqit po i ‘ngushtohet rrethi’, disa qytete protestuan sonte kundër tij!

Protesta në qytete të ndryshme janë mbajtur në Serbi gjatë mbrëmjes së sotme.

Kjo protestë ishte organizuar nga Lëvizja Rinore dhe ishin direkt kundër politikave të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Qytetet ku u mbajtën protestat sonte ishin: Beogradi, Novi Sad, Čačka, Šapc, Zaječar.

Organizatorët thanë se këtë javë protestat ishin organizuar në 14 qytete, kurse javën tjetër synojnë në 20 qytetet. /Indeksonline/