Serbi dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burgim për krime lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Mitrovicës sot ka dhënë aktgjykimin ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, Zoran Vukotiq duke e dënuar me 6 vjet e gjysmë burgim.
Gjykata e ka gjetur fajtor serbin duke e dënuar atë për krime lufte kundër popullatës civile – paraburgosje të paligjshme, rrahje dhe trajtim jonjerëzor të të paraburgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë.
Vukotiq u lirua për pikën e parë të aktakuzës për një sulm ndaj shqiptarëve në Studime të Vushtrrisë.
I njëjti u shpall i pafajshëm javën e kaluar në akuzën e Prokurorisë Speciale për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në Komunën e Vushtrrisë.