10:34 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

VV-ja fiton betejën në PZAP-in, 2 votat e pavlefshme i bëhen të vlefshme!

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për dy fletëvotime të cilat në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve u shpallen të pavlefshme, raporton Indeksonline.

Pas shqyrtimit të rastit, PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që këto dy vota t’i bashkëngjiten rezultatit përfundimtar të publikuar më 7 nëntor 2019.

PZAP-i ka dhënë arsyetimin pse këto fletëvotime janë të vlefshme dhe se duhet të numërohen./Ineksonline/