VW do të shkurtojë deri në 30,000 vende pune
Volkswagen duket se është në krizë më të madhe sesa mendohej më parë. “Manager Magazin” paraqet shifra alarmante.
Deri në një të katërtën e vendeve të punës në VW në Gjermani mund të jenë në rrezik.
Volkswagen me sa duket po planifikon gjithashtu të shkurtojë ndjeshëm investimet. Një goditje e dyfishtë për prodhuesin e makinave.
Në përgjithësi, thuhet se ka një deficit financiar prej pesë miliardë eurosh.
Kompania e famshme ankohet se i mungojnë shitjet e 500,000 makinave.
“Na mungojnë shitjet e rreth 500,000 makinave, që korrespondon me prodhimin e dy fabrikave” tha menaxheri i kompanisë, Arno Antlitz./Indeksonline/