20:03 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

VW e shuan modelin Beetle!

Kishte spekulime vite me radhë, por tani është zyrtare: Volkswagen nuk do të ndërtoj një version të ri të ikonës së tyre të modernizuar Beetle. Megjithatë, në vend të saj, VW dëshiron të sjellë një bus të ri.

Beetle në thelb ishte një makinë Golf e veshur me kostum Beetle.

Megjithatë, ndonëse Beetle mund të quhet një ‘makinë Golf’ , ajo kishte një stil unik dhe të zgjonte një ndjenjë argëtimi. Në një epokë ku pothuajse cdo makinë duket e ashpër dhe e mprehtë, dizajni i Beetle dhe fytyra miqësore ishte një gjë e këndshme për t’u parë në rrugë, shkruan IndeksOnline.

“Dy ose tre breza janë të mjaftueshëm tani… ju nuk mund ta ndërtoni atë pesë herë dhe të keni një Beetle të re” , deklaroi Frank Welsch nga VW, në ekspozitën automobilistike në Gjenevë.

Welsch konfirmoi se Volkswagen ka një ofertë “trashëgimie” në linjë, e që do të jetë një bus elektrik bazuar në konceptin “ID Buzz” .

“Më mirë ta prodhojmë këtë bus si zëvendësim, sesa të kemi pesë breza të një Beetle të ri” , deklaroi Welsch. /IndeksOnline/