16:21 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VW shet ilegalisht mijëra makina, ato vlenin vetëm për testim dhe media

Volkswagen ka pranuar se ka shitur të paktën 6700 makina para-prodhuese edhe pse në fakt ato duhej të ishin prishur.

Ndërmjet viteve 2006 dhe 2018, Volkswagen shiti makinat të cilat besohen se ishin për t’u “testuar dhe shfaqur” në ngjarjet ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA. Megjithatë, shumica u shitën klientëve në Gjermani.

Rreth 4000 thuhet se janë shitur atje. Asnjë prej 6700 që janë pranuar deri tani nuk janë ligjërisht të autorizuar për përdorim të rrugëve përtej programeve të testimit dhe medias.

Volkswagen tani ka filluar të tërheq ato 6700 që mbeten në rrugë edhe pse ende nuk është e qartë se çfarë veprimesh mund të merren.

Gazeta gjermane Handelsblatt fillimisht tregoi historinë, por Der Spiegel gjithashtu ka raportuar dhe sugjeroi që numri i vërtetë i makinave para-prodhuese është më shumë se 17,000. /IndeksOnline/