13:02 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

VW-ja shfaq për herë të parë modelin e ri të “Golf”-it

Gjenerata e tetë e këtij modeli, është parë disa herë, derisa kjo është hera e parë që shfaqet zyrtarisht nga prodhuesi.

Shumicën e vëmendjes, Volkswageni e ka drejtuar kohëve të fundit, nga makinat elektrike të linjës ID.

Megjithatë, nuk e ka harruar një prej makinave kryesore, për të cilën tashmë e ka shpërndarë një fotografi, ku e shfaq për herë të parë, dukjen që do ketë gjenerata e tetë e modelit “Golf”.

Kjo vjen vetëm dy javë, para se ta prezantojë zyrtarisht në bazën kryesore në kompanisë në Wolfsburg të Gjermanisë.

Dukja e jashtme, nuk e dallon shumë nga “Golf”, vetëm se grilli i është ngushtuar shumë, dritat i ka më të holla, derisa në pjesën e poshtme ka hapësirë shumë më të madhe për futjen e ajrit. Gjë që nënkupton, se do të ketë një motor të fuqishëm për ta freskuar.

Promovimi i “Volkswagen Golf”-it nuk do të zgjasë shumë, pasi që do të fillojë nga muaji dhjetor i këtij viti.

Pas kësaj, “Volkswagen”-i ka bërë të ditur se deri në vitin 2022, do të punojë që ky model të shpenzojë më pak, derisa do ketë teknologji shumë më të lartë.