08:37 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Warriors e nis me triumf mbrojtjen e titullit, Celtics regjistron fitoren e parë

Me dy ndeshjet e mbrëmshme ka filluar sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors e ka filluar mbrojtjen e titullit të kampionit të NBA-s me fitore para shikuesve të vetë.

‘Luftëtarët’ treguan lojë më të mirë në Oracle Arena duke triumfuar kundër Oklahoma City Thunder me rezultat 108-100.

Thundersat vetëm në çerekun e tretë treguan paraqitje më të mirë ndërsa tre periudhat tjera i takuan vendasve.

Para se të fillojë ndeshja lojtarët vendas kishin arsye për të festuar pasi pranuar unazat e kampionit nga zyrtarët e NBA-s.

Stephen Curryt dhe Kevin Durantit i munguan vetëm edhe nga një kërcim për të regjistruar ‘doyuble-double’ e parë sezonal. I pari arriti të shënoi 32 pikë, gjersa u ndihmua me 27 pikë nga Durant.

Te ekipi mysafirë më i miri në parket ishte Paul George, i cili realizoi 27 pikë, 5 asistime dhe tre kërcime.

Warriors e nis me triumf mbrojtjen e titullit, Celtics merr fitoren e parë

Ndeshjen e radhës kampionët do ta zhvillojnë kundër Utah Jazzit gjersa Oklahoma do të ballafaqohet me Los Angeles Clippersat.

Në takimin tjetër Boston Celtics ka fituar kundër Philadelphia 76ers me rezultat të thellë 105-87.

Te keltët më i miri në parket ishte Jayson Tatum me 23 pikë ndërsa te 76ers shkëlqeu Joel Embiid me 23 sosh.

Celtics ballafaqimin e radhës e ka me Toronto Raptors gjersa Philadelphia do të luajë kundër Chicago Bulls.

Temat: