09:32 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Wawrinka mposhtë Dimitrovin në rrethin e parë

Tenisti zviceran, Stan Wawrinka ka mposhtur Grigor Dimitrov, 6-3,6-2,7-5 në rrethin e parë të US Open në Flushing Meadows në Nju Jork.

Wawrinka, kampioni i vitit 2016, kishte dy operime në gju vitin e kaluar dhe nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit vitin e kaluar.

Është Grand Slami i dytë radhazi, ku Wawrinka e ka mposhtur Dimitrovin në rrethin e parë.

Herën e fundit, kur unë luajta në sallë të madhe, e fitova titullin. Kështu që është bukur që jam rikyer të luaj sërish këtu”, tha Wawrinka./IndeksOnline/