75 Mall Live Search
21:03 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Wenger te Milani?

Milani nuk po arrin të këndellet assesi këtë sezon dhe pas disa ndeshjeve me rezultate pozitive, tani erdhën dy humbje rresht.
Kjo ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Gennaro Gattuso i cili mund të largohet nga stoli i Milanit.

Sipas La Repubblica, një prej kandidatëve për të zënë vendin e tij është Arsene Wenger.

Francezi aktualisht është i papunë, ndërsa pak ditë më parë ka njoftuar që dëshiron t’i kthehet sërish futbollit.

Mbetet të shihet nëse Gattuso do të arrijë ta nxjerrë Milanin nga kjo situatë, apo vërtetë duhet ndonjë ndryshim në stol, në mënyrë që kuqezinjtë të këndellen.

Temat: