18:10 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Werder Bremen jep lajmin e madh për Milot Rashicën

Milot Rashica është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës që Werder Bremen e zhvillon kundër Leipzig në kuadër të Bundesligës.

Skuadra gjermane ka njoftuar se ylli i Kosovës është i gatshëm plotësisht dhe e ka kaluar me sukses lëndimin, shkruan Indeksonline.

“Milot Rashica është rikthyer në stërvitje të plotë dhe mund të luaj nga fillimi në fundjavë”, ka shkruar Werder Bremen në rrjetet sociale.

Sulmuesi nga Vushtrria pësoi lëndim në ndeshjen e 17 gushtit kundër Dusseldof, ku u detyrua të mungoj në tri ndeshjet e Bundesligës dhe dy ndeshjet e Kosovës. /IndeksOnline/