Werder Bremeni, refuzon ofertën e Leipzigut për Milot Rashicën

Milot Rashica me shumë gjasë do të largohet nga Werder Bremeni drejt një skuadre më të madhe.
RB Leipzigu është skuadra e interesuar për yllin kosovar, ku edhe ka bërë ofertën e parë drejtë tij, shkruan Indeksonline.
Sipas “Bild”-it, Werderi ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin nga Vushtrria.
Werder Bremeni është e interesuar t’i marrë 25 milionë euro nga shitja e Rashicës.
Javën e kaluar skuadra arriti të siguronte mbijetesën pas ndeshjes së barazhit. /IndeksOnline/
