09:40 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / Gj. Sh

West Ham del me njoftim për largimin e Declan Rice

Skuadra e West Hamit ka njoftuar se Daclan Rice nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, klubi anglez thotë se Rice është shitur për një shifër rekorde, shkruan IndeksOnline.

“West Ham United mund të konfirmojë se është arritur marrëveshja që Declan Rice të largohet nga Klubi për një tarifë rekord transferimi britanik.”, thuhet në njoftimin e klubit.

24-vjeçari pritet që sot të zyrtarizohet te skuadra e Arsenalit.

“Topçinjët” kanë paguar 105 milionë euro për transferimin e mesfushorit anglez./IndeksOnline/