23:13 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

West Ham shndërrohet në ”mace të zezë” për Arsenalin

West Ham ka fituar si mysafire e Arsenalit në ndeshjen e javës së 19-të.

Rezultati përfundimtar në ”Emirates Stadium” ishte 0-2, shkruan IndeksOnline.

West Ham kishte epërsinë që nga fillimi i ndeshjes, kur Tomas Soucek shënoi në minutën e 13-të. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Golin e fitores e shënoi Konstantinos Mavropanos në minutën e 55-të.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, skuadra e David Moyes pati mundësinë për ta shënuar edhe golin e tretë, por Said Benrahama gaboi nga penalltia.

Me këtë fitore, West Ham shkon në kuotën e 33 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë në tabelë.

Në anën tjetër, Arsenal mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, dy më pak se Liverpuli, që është lidere e Premierligës./IndeksOnline/