14:23 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Wilder nokautoi Ortizin, por shikojeni si iu “terrua” vëllait të tij në të njëjtën natë

Marsellos Wilder u mposht me nokaut, për herë të dytë në karrierë, në ringut e Las Vegasit, në të cilin pak orë më vonë do të ngjitej për ta mbrojtur titullin WBC në kategorinë e rëndë për herë të 10-të në karrierë, me një nokaut brutal ndaj Luis Ortiz.

U duk sikur Marsellos e kishte nën kontroll meçin në kategorinë e mesme kundër Dustin Long, por u befasua nga një goditje rrufe e kundërshtarit.

Long i dha një goditje të fuqishme me të majtën Marsellos duke e hedhur në dysheme për disfatën e dytë me nokaut në karrierë.

Marsellos mbeti pa ndjenja për një moment dhe gjyqtari e ndërpreu meçin, duke e shpallur Longun fitues me nokaut teknik.