12:06 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

William Walker i dhuron lule Thaçit, kjo është porosia e tij

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar sot në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi 19 vjet më parë.

Walker pas fjalës së mbajtur në akademinë përkujtimore, ka bërë një veprim interesant.

Një lule të cilën ia kishte dhuruar një vajzë e vogël, mbesa e një familjari që kishte rënë në këtë masakër, Walker të njëjtën ia dhuroi Presidentit Thaçi.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim  Thaçi. Ruaje atë, vendose në zyrën tënde dhe përkujtoi gjithmonë të rënët e Reçakut. Kujtoje gjithmonë rëndësinë që ka Kosova për Kosovën”, ka thënë Walker teksa më pas Thaçi i është bashkuar atij në foltore dhe ka marrë lulen në fjalë./Indeksonline/