18:45 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

WTA: Wozniacki eliminohet nga Svitolina

Kampionia në fuqi, Caroline Wozniacki është eliminuar nga garat e WTA pasi që Eline Svitolina e ka mposhtur atë në rrethin e katërt në Singapor.

Tenisja numër tre në botë, Wozniacki, e dinte se vetëm një triumf në dy sete radhazi do t’ja siguronte atë kualifikimin në fazën tjetër.

Pasi e humbi setin e parë, 25-vjeçarja u rikthye për të fituar me rezultat, 5-7, 7-5, 6-3, transmeton IndeksOnline.

Kështu, ajo i bashkohet Karolina Pliskova, e cila mposhti çeken, Petra Kvitova në gjysmëfinale.

Pliskova e arriti fitoren e parë ndaj Kvitovas pas katër tentimeve.

Dy herë fituesja e Wimbledon, Kvitova kishte nevojë për një triumf në dy sete radhazi që t’i mbante shpresat për një kualifkim të mëtutjeshëm./IndeksOnline/

Svitolina guaranteed herself $650,000 with her progress from the group stageSvitolina guaranteed herself $650,000 with her progress from the group stage

Temat: