20:45 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Xavi bën parashikimin e bujshëm për Messin

Prej më shumë se 10 vitesh, Leo Messi është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Argjentinasi vazhdon të shkruajë historinë e Barcelona-s dhe të futbollit duke vendosur rekord pas rekordi.

Megjithatë, karta e tij e identetit tregon moshën 33 vjeç. Një moshë jo më shumë e re. Kështu, ka nga ata që pyesin veten se deri kur do të vazhdojë Pleshti të dhurojë spektakël. Ka qenë Xavi që ka menduar të sigurojë tifozët.

Ish-mesfushori i katalanasve ka dhënë mendimin e tij gjatë një lidhje direkte në Instagram me Samuel Eto’o.

“Mund të luajë në nivele të larta për pesë ose shtatë vite të tjerë. Kujdeset për veten dhe mund të luajë deri kur të jetë 37, 38 ose 39 vjeç. Do të luajë në Botërorin e Katarit, jam i sigurt”.