09:34 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / L K

Xavi fajëson gjyqtarët për barazimin me Gradanen

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 2 me 2 në udhëtim te Granada. Xavi Hernandez ka fajësuar përsëri gjyqtarët duke thënë se ata ndikuan në rezultat.

“Më vjen keq për golin e anuluar në fund sepse tani do të ishim duke folur për një përmbysje të madhe. Arbitri i katërt në fillim më tha se goli u anulua sepse Ferran Torres prek topin, më pas u duk qartë se ai nuk e devijoi. Kujt i ndërhyn Ferran Torres? Topi ishte shumë larg tij, e di që Ferran bën përpjekje për të kapur topin, por kjo nuk ndikon tek askush.

Topi po shkonte te Felix dhe askush nuk u ndikua nga Ferran Torres. Në fund e meritonim të fitonim, por përfunduam duke marrë një pikë që për ne është e pamjaftueshme”, u shpreh Xavi./Indeksonline/