13:55 / E Martë, 04 Prill 2023 / B O

Xavi konfirmon katër mungesa të mëdha për El Clasicon e nesërme

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández , ka përfshirë Raphinhan në listën për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit.

Por, trajneri i Barcelonës ka konfirmuar se do të hyj në El Clasico me katër mungesa të mëdha.

Christensen , Dembélé , Frenkie De Jong dhe Pedri nuk do të jenë pjesë e skuadrës për El Clasicon e nesërme.

Pablo Torre, Arnau Tenas, Marc Casadó, Ángel Alarcón, Aleix Garrido dhe Estanis Pedrola janë emrat e ri që Xavi i ka ftuar për t’i patur në bankën rezervë./Indeksonline/