14:49 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Xhaka asiston, Mustafi shënon, feston me shqiponjën dy krenare (Pamje)

Arsenali ka kaluar në epërsi përballë Cardiff Cityt në kuadër të javës së katërt në Premier League.

Golin e epërsisë e shënoi mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pas një goditje të fortë me kokë.

Asitues i golit të Mustafit ishte Granit Xhaka, mesfushori tjetër shqiptar, i cili asistoi për mrekulli Mustafin nga korneri, transmeton IndeksOnline.

Dhe ajo që mori vëmendje ishte festimi i Mustafit me shqiponjën dy-krenare pas golit të shënuar.

Kujtojmë se edhe Xhaka pas golit të shënuar ndaj Serbisë festoi me shqiponjë./IndeksOnline/