19:32 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Xhaka – Berisha, takim shqiptarësh më 4 gusht (Foto)

Skuadra e Arsenalit ka njoftuar publikun se ka ndryshime kundërshtarësh për ndeshjet e para-sezonit.

Më 4 gusht në Suedi, “Topçinjtë” do të takohen me Lazion, shkruan IndeksOnline.

Arsenali kishte për t’u përballur me Sevillan, por klubi spanjoll është tërhequr për shkak të çështjeve personale.

Takimi mes Arsenalit dhe Lazio do të luhet nga ora 20:00 në stadiumin e Stokholmit.

Kujtojmë që në këtë ndeshje mund të përballen shqiptarët; Xhaka, Mustafi (Arsenal) dhe Berisha, Strakosha, Durmishi (Lazio)./IndeksOnline/