10:35 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Xhaka: Jam krenar që jam kapiten i Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar që është krenar që është zgjedhur trajner i klubit.

Trajneri, Unai Emery ka vendosur Xhaken kapitenin zyrtarë të klubit, transmeton Indeksonline.

Shqiptari që po luan për kombëtaren e Zvicrës, ka shumë mbështetës, ndërsa ata që e shohin duke trajnuar ia dinë vlerën.

“Jam shumë krenar. Jam shumë i lumtur që nga koha kur erdha këtu, kisha shumë eksperiencë në kombëtaren e Zvicrës, ndërsa në Gjermani isha lider gjithashtu. Kur erdha këtu ishin shumë lojtarë të mirë, ishte hap i madh që të isha një ndër kapitenët. Ndërsa tash jam kapiteni zyrtar dhe kjo gjë më bën shumë krenar”, deklaroi ai.

Arsenali pas fitoren ndaj Standard Ligue, të dielën luan ndaj Bournemouth./Indeksonline/