75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Xhaka, Shaqirit: A po e bëjmë prapë shqiponjën?

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës.

Dy futbollistët shqiptar ishin protagonist në ndeshjen kundër Serbisë dhe njerëzit më të përfolur në mediat anembanë botës, shkruan indeksonline.

Përveç golave që ia siguruan fitoren Zvicrës, Xhaka e Shaqiri ishin në vëmendje për festën që e bënë me shqiponjë.

Në një postim në Instagram, Granit Xhaka i ka kërkuar Shaqirit që ta përsërisin atë që bënë në ndeshjen kundër Serbisë.

Let’s do it again bro?? #hoppschwiiz #worldcup2018 #xhakaboom @shaqirixherdan

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Xhaka ka shkruar “Let’s do it again bro”, duke postuar një foto bashkë me Shaqirin.

Kjo vë në pikëpyetje se a do të shënojnë përsëri apo fjala është për shqiponjën. /IndeksOnline/