23:36 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Xhaka thur elozhe për shokët e kombëtares, thumbon Arsenalin

Ish kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka bëri paraqitje brilante sonte në ndeshjen e fundit në kualifikimet për kampionatin Evropian.

Zvicra fitoi me rezultat të thellë 1 me 6 ndaj Gjibraltarit, derisa Xhaka shënoi golin e fundit për “Helvetikët”.

Graniti shfrytëzoj këtë rast për të bërë një postim në Facebook, “Vëllezër në të majtë e në të djathtë, së bashku qëndrojmë, së bashku luftojmë”, shkroi Xhaka në gjuhën angleze.

Kjo nxit edhe dyshimet që Xhaka i ka gjuajtur kritika ekipit të Arsenalit, mesa duket ngrohtësinë e Zvicrës nuk ia dhuroi asnjëherë “Emirates Stadium”.

/Indeksonline/