14:35 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

“Xheku” kritikon llogon e Dardanëve, thotë se luani është simbol i Anglisë

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna është tallur me llogon e tifozëve të kombëtarës së Kosovës, Dardanët.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, aktori ka shkruar se ky dizajn i bërë për Dardanët ska të bëjë asgjë me Dardan, ose pasardhësit tanë.

Ai tutje shton se tifozët kanë humbur identitetin shqiptar, luani simbol anglez ndërsa kurora është skoceze.