17:17 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Xhensila shfaqet me barkun e fryrë, aludohet për shtatzëni (Foto)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i kanë dhënë fund beqarisë së tyre vitin e kaluar me një dasmë spektakulare.

Por që nga ajo kohë disa herë është komentuar për shtatzëni, transmeton Indeksonline.

Kjo ka ndodhur edhe sot pas publikimit nga vet këngëtarja të një fotografie buzë detit. Aty ajo kishte veshur një fustan të zi me vija të gjelbra dhe i dukej barku më i fryrë.

Kjo i ka shtyrë fansat e saj të diskutojnë se Xhensila është duke pritur fëmijën e parë.

Ndryshe, një gjë e tillë ende nuk është mohuar apo konfirmuar nga Xheni apo Besi./Indeksonline/