16:01 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Xhensila shtatzënë? Fotot zbulojnë sekretin e çiftit!

Pyetja më e shpeshtë që i është bërë çiftit Kallaku menjëherë pas dasme, ka qenë se kur do të bëhen prindër. Tani, 5 muaj më vonë, burime pranë çiftit pohojnë se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Ajo që e bën edhe më të besueshëm vërtetësinë e këtij lajmi janë fotot e shkrepura së fundmi në eventin e bashkëshortes së Sinan Hoxhës e cila pak ditë më parë
inaguroi dyqanin e veshjeve të nusërisë.

Mes shumë të ftuarëve ishte dhe Xhensila, e veshur me një kostum ngjyrë blu pudër.