18:47 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri tregon se është i gatshëm të luaj kundër Watford

Shaqiri po ndihet i gatshëm që të luaj për skuadrën angleze për ndeshjen e së shtunës kundër Watford.

Futbollisti nga Kosova luajti edhe në ndeshjen kundër Everton, u ku edhe arriti të shënoj gol në fitoren 5-2 të Liverpoolit.

“Jam 100 për qind i gatshëm. Më duhej një apo dy javë për t’u stërvitur, jam mirë dhe i lumtur – ndihem mirë kështu që jam gati”, shtoi ai.

“Ndihem mirë, në formë dhe mendoj se e patë kundër Evertonit. Jam i lumtur që luajta dhe pata minuta sepse kam qëndruar jashtë për një kohë”.

“Isha i entuziazmuar që luajta nga fillimi dhe për këtë doja të bëja paraqitje të mirë. Është e mrekullueshme të kthehem me gol në derbi, diçka që s’do ta harrojë”.

“Tani jam duke shikuar përpara për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë dhe shpresoj të luaj më shumë”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për Liverpool TV.