12:41 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Xhiroja e nëntë në Superligë nis nesër me dy ndeshje, njëra në Suharekë e tjetra në Pejë

Xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis të enjten me dy ndeshje që do të zhvillohen, njëra në Suharekë dhe tjetra në Pejë.

Në Suharekë do të takohen Ylli-Trepça me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori”, derisa në të njëjtën orë, por në “Karagaçi” të Pejës, Borea është nikoqire e Prizrenit.

Ylli në tetë ndeshje të luajtura deri më tani ka regjistruar 5 fitore e 3 humbje, kurse Trepça ka bilanc prej 2 fitore e 6 humbje, transmeton IndeksOnline.

Borea në tetë xhiro ka realizuar 2 fitore e 6 humbje, derisa Prizreni në shtatë ndeshjet e luajtura ka bilanc prej 4 fitore e 3 humbje.

Ndërkaq të premten është në program dueli në mes Lipjanit dhe Prishtinës që do të luhet në kryeqytet me fillim nga ora 19:00.

Kurse të shtunën do të zhvillohet takimi i fundit i xhiros së nëntë, ai në mes Bashkimit dhe Rahovecit duke filluar nga ora 19:00./IndeksOnline/

Temat: