08:35 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Xhokeri” i BE-së për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pritet të marrin një kahje tjetër. Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në këto bisedime të shtohet edhe një figurë e re.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e Departamentit të Evropës Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst e cila në fazën e ardhshme të dialogut do të jetë ndërmjetëses ndërmjet dy shteteve, transmeton Indeksonline

E përditshmja serbe, “Novosti”, shkruan se përgjegjësitë që do t’i ketë kjo zyrtare janë përshpejtimi dhe intensifikimit i negociatave në mes të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës.

“Plani është që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin, Hashim Thaçi. Angelina Eichhorst do të zhvillojë takime të vazhdueshme publike, por nganjëherë edhe larg syrit të publikut”, shkruan ky medium. /Indeksonline/