09:55 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / Gj. Sh

Yann Sommer pranon ofertën e Interit

Portieri zviceran, Yann Sommer, ka pranuar të bashkohet me skuadrën e Interit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, është arritur marrëveshja për kushtet personale pasi është diskutuar kontrata dhe paga, shkruan IndeksOnline.

Tani skuadra e Interit do të negociojë me Bayern Munchenin për tarifën përfundimtare të transferimit.

Zikaltërit janë në kërkim të dy portiereve, pasi Andre Onana shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te Manchester United, dhe Samir Handanovic është larguar nga klubi pas skadimit të kontratës.

Interi gjithashtu janë të interesuar për transferimin e portierit ukrainas, Anatoliy Trubin, nga Shakhtar Donetsk./IndeksOnline/