75 Mall Live Search
19:20 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli evropian po i kalon pushimet me yllin kosovar (Foto)

Mesfushori i Liverpool, Emre Can po shijon pushimet pasi nuk u ftua me Gjermaninë në Kupën e Botës në Rusi.

24 vjeçari po shoqërohet nga mesfushori i kosovar, Besar Halimi.

Can ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Halimin.

“Duke shijuar kohën me shokët e mijë”, ka shkruar mesfushori i Liverpoolit në Facebook.

E ardhmja e Can është ende e paqartë pasi i mbaron kontrata me nënkampionët e Evropës, ku shumë skuadra e kërkojnë në radhët e tyre. /IndeksOnline/