13:31 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ylli gjerman konfirmon largimin nga Bundesliga, anglezët e presin

Max Meyer do të largohet përfundimisht nga Schalke 04 në fund të sezonit.

Menaxheri i Schalkes, Christian Heidel në një intervistë para ndeshjes kundër Gladbach që luhet të shtunën ka bërë të ditur se ardhmja e gjermanit është larg Bundesligës.

“Max do të lërë Schalke në verë. Ne merremi me situatën shumë profesionalisht. Nuk ka fjalë të këqija  nga të dyja palët”, ka thënë Heidel.

“Ne i kishim bërë një ofertë në fund të janarit që u refuzua me 15 shkurt nga ai. Kontrata i skadon më 30 qershor. Max do të largohet nga klubi sepse nuk do të bëjmë më ofertë tjetër”, ka përfunduar ai.

Për Meyer janë të interesuar skuadra si Arsenal, Manchester dhe Liverpool të cilët mund ta marrin me parametra “zero” pas përfundimit të sezonit. /IndeksOnline/

 

 

Temat: