21:37 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Arsenalit lë fushën me barelë, bashkëlojtarët të ”trishtuar”

Danny Welbeck është larguar me barelë pas një lëndimi serioz të pësuar kundër Sporting Lisbonës.

Ylli i Anglisë pësoi lëndim në kokë gjatë pjesës së parë, me ç’rast u nevojitë ndërhyrja e stafit mjekësor.

Stafi mjekësor i ofroi oksigjen sulmuesit anglez, teksa bashkëlojtarët e tij shiheshin të trishtuar.

Përndryshe, pas më shumë se gjysmë ore lojë, Arsenali është duke luajtur baras me Sportingun./IndeksOnline/