09:48 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Barcelonës shumë pranë largimit, i gatshëm për kalimin në Premier League

Largimi i Yerry Minas nga Barcelona ka ardhur në fazën finale, shkruan IndeksOnline.

Ai do t’i bashkohet Evertonit ose Manchester Unitedit – Barça ka pasur një ofertë nga Evertoni së fundmi, por ende s’është finalizuar asgjë.

Arsyeja e kësaj është se klubi anglez duhet të paguajë 30 milionë euro, plus 4 milionë euro në formë bonusesh.

Lajmi i fundit është se edhe Manchester Unitedi i ka filluar bisedimet me mbrojtësin kolumbian.

Image result for yerry mina

Afati kalimtar në Angli mbyllet më 9 gusht dhe bisedimet aktuale duhet të përshpejtohen tutje për t’u arritur ndonjë marrëveshje.

 

Barça dhe Mina presin nga Evertoni një ofertë më të mirë. Klubi anglez do të presë deri në fund të afatit kalimtar se pse gjithçka varet nga Man Unitedi.

Image result for alderweireld

Në këtë moment, Man Unitedi nuk pritet ta bëjë ndonjë ofertë për Toby Alderweireld sepse marrëveshja nuk arritur me Tottenhamin – e njejta situatë qëndron edhe me Harry Maguiren e Leicester Cityt.

Image result for harry maguire

Kështu që ”plani C” është Mina. Barcelona e ka refuzuar ofertën 30 milionë euro, plus 4 milionë euro në formë bonusesh nga Evertoni, pasi që presin ofertë më të mirë nga Man Unitedi.

Barcelona shpreson se mund të gjenerojë 40 milionë euro nga shitja e Minas./IndeksOnline/