12:41 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Ylli i Bayern Munich afër nënshkrimit me skuadrën nga Katari

Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, është në prag të nënshkrimit me klubin nga Qatari, Al-Sadd.

Sipas “Goal”, 36-vjeqari ka vendosur përfundimisht që do të largohet nga Allianz Arena këtë verë dhe sipas raporteve të fundit do të bashkohet me ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavin, në Katar.

Ribery është pjesë e Bayernit nga viti 2007, ku prej asaj kohe ka fituar tetë tituj të Bundesligës dhe një herë Ligën e Kampionëve, ndërsa në vitin 2013 ai u nominua së bashku me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon në listën e tre lojtarëve për ta fituar “Topin e Artë”.

Francezi ka shënuar katër gola në 21 paraqitje të Bundesligës këtë sezon. /IndeksOnline/