10:03 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Ylli i Dortmundit po kërkohet nga gjigantët e Premierligës, Unitedi favorit (Foto)

Skuadra e Manchester Unitedit duket favoriti kryesor që gjatë afatit veror të nënshkruaj me talentin e Borussia Dortmund.

Sipas mediave të huaja “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për lojtarin gjerman, Julian Weigl.

Madje klubi i Jose Mourinhos shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me 22-vjeçarin, përkundër interesimit të madh edhe nga ana e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Weigl po llogaritet si zëvendësuesi ideal i Michael Carrick, i cili njoftoi publikun se në fund të këtij sezoni edhe zyrtarisht do t’i varë këpucën në murë.

Mesfushori gjerman te Borussia Dortmund u transferua nga 1860 Munich. Ai bëri afro 85 paraqitje që nga sezoni 2015./IndeksOnline/