19:55 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Feronikelit beson në titullin kampion, tregon se kë e sheh rival këtë sezon

Feronikeli e ka filluar mbarë sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, skuadra nga Drenasi renditet në vendin e parë me 20 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e zhvilluar dje, ”Nikli” arriti ta mposhtë Llapin në Podujevë për ta mbajtur diferencën prej 4 pikësh në tabelë.

E normalisht se pas kësaj faze të sezonit, Feronikeli po dëshmon se është ndër pretendetët për ta fituar titullin këtë sezon.

Image may contain: 4 people, including Lapidar Lladrovci and Yll Hoxha, people standing, child and outdoor

I kënaqur me këtë ecuri të Feronikelit është shprehur edhe mesfushori, Yll Hoxha, i cili në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se skuadra ka potencial ta fitojë titullin.

”Normalisht që Feronikeli ka potencial që të jetë kandidat për titullin kampion duke u bazuar në cilësitë e lojtarëve dhe organizimin e klubit”, u shpreh fillimisht Hoxha.

Skuadra e Zekerija Ramadanit fitoi dje ndaj Llapit, megjithatë edhe vetë mesfushori, Hoxha, e pranon se skuadra ka nevojë të përmirësohet.

”Gjithmonë ka vend për përmirësime”.

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

”Po punojmë maksimalisht që të përmirësohemi çdo ditë dhe të jemi me këmbë në tokë”, vazhdoi Hoxha.

Deri më tani, ndjekësit më të afërt të Feronikelit në renditjen tabelare janë Llapi, Flamurtari dhe Prishtina, por ylli i drenicasve i sheh vetëm dy rivalë.

”Është shumë herët të flasim për këtë, por unë mendoj se Prishtina dhe Llapi janë pretendentët kryesor për titullin kampion”, vazhdoi Hoxha.

Në fundjavë, në kuadër të javës së nëntë, Feronikeli e pret KEK-un në Drenas, ndërsa synimi i lojtarëve është tre-pikëshi.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

”Duhet ta japim maksimumin. Është e rëndësishme që t’i marrim tre pikët e ardhshme”.

”KEK-un duhet respektuar maksimalisht, ashtu siç duhet të bëjmë edhe me skuadrat tjera. Luajmë për tre pikë”, përfundoi Ylli për IndeksOnline.