11:59 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Ylli i Fiorentinas i dëshpëruar me transferimin e Hoxhës në Dinamo

Skuadra e Dinamo Zagreb dje gjatë ditës zyrtarizoi blerjen e futbollistit kosovar, Arbër Hoxha.

Sot mediat raportojnë se lojtari i Fiorentinas, Josip Brekalo nuk është aspak i kënaqur me transferimin e lojtarit shqiptar te klubi i madh kroat, shkruan Indeksonline

Kjo pasi futbollisti anësor i klubit italian ishte afër marrëveshjes me Dinamo Zagreb, e cila i kishte premtuar minuta 25-vjeçarit.

Marrëveshja mes Dinamo Zagreb dhe Fiorentinas nuk është arritur, pasi klubi kroat kërkon 15 për qind të kartonit të futbollistit.

Josip Brekalo ka zhvilluar 10 paraqitje në Serie A me Fiorentinan dhe ka shënuar një gol.

Kurse Arbër Hoxha, futbollisti kosovar ka firmosur kontratë tri-vjeçare me gjigantin kroat./Indeksonline/