Ylli i Kosovës nënshkruan me kampionin e kësaj lige
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi ka nënshkruar me kampionin e Danimarkës, Brondby.
Halimi që luajti si huazim edicionin e kaluar te kjo skuadër, tani ka arritur marrëveshje 2 vjeçare me Brondbyn. Halimit i është rezervuar fanela me numër 5.
“Ai është djalosh i mirë, futbollist i talentuar dhe ne jemi të lumtur që e kemi. Jemi të bindur se Halimi do të zë vend në skuadrën e parë sepse i përgjigjet shumë mirë stilit të lojës sonë” ka thënë Troels Bech, drejtori sportiv i Brondbyt./Indeksonline/