12:08 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Napolit grabitet me thikë pas ndeshjes me Liverpoolin

Jo të gjithë lojtarët e Napolit kanë mundur ta festojnë fitoren e mbrëmshme ndaj Liverpool.
Napoli ishte në festë mbrëmë, pas fitores së arritur në minutat e fundit ndaj Liverpoolit.

Lorenzo Insigne ishte ai që shënoi golin e fitores dhe bëri që gjithë stadiumi të shpërthente në festë, tashmë që napolitanët udhëheqin Grupin C me katër pikë.

Megjithatë për Arkadiusz Milik ka qenë një natë tmerri pas takimit. Sulmuesi polak, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në mesnatë, dy grabitës i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën. Ata e kanë kërcënuar me armë në kokë dhe i kam marrë një orë “Roleks” me vlerë të konsiderueshme.

Ngjarje të tilla në Napoli kanë ndodhur edhe më parë, madje ka pasur futbollistë që janë larguar për shkak të pasigurisë.

Temat: