16:29 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Prishtinës bën pjesë në top pesë aksionet e rrethit të parë në FIBA Europe Cup

Rrethi i parë në FIBA Europa Cup u zhvillua javën e kaluar.

KB Prishtina debutoi në këtë kompeticion me fitore përballë skuadrës ukrainase, Cherkasky Mavpy, duke triumfuar me rezultat, 92-82.

Skuadra nga kryeqyteti zhvilloi lojë të mirë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ndaj Cherkaskyt, transmeton IndeksOnline.

Dhe kështu, ueb-sajti zyrtar i FIBA-s e ka vlerësuar lart njërin prej aksioneve të futbollistëve të KB Prishtinës.

Bëhet fjalë për aksionin, ku protagonist është basketbollisti, Khalid Boukichou.

Më poshtë mund t’i shikoni pesë aksionet më të mira në rrethin e parë të këtij kompeticioni./IndeksOnline/