75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Zvicrës e lë Rusinë, shkon të gruaja që ia lindi vajzën

Ylli i përfaqësueses së Zvicrës, Breel Embolo është liruar dje nga selektori Petkovic. Gruaja e Embolos, ka lindur vajzë menjëherë pas ndeshjes me Kosta Rikën. Naliya u lind të enjten pak pas orës 14 në Zyrih .

Embolo fluturoi nga Rusia menjëherë pasi kishte marrë lajmin.

Selektori Petkovic nuk ngurroi që t’i jap lejen duke i dhënë OK për fluturim në Zvicër.

Gruaja e tij, Naomi e ka motivuar atë duke i thënë se duhet të shënosh një gol për vajzën e posalindur.

“Do të kthehem me vullnet. Gruaja më ka thënë që të shënojë një gol për vajzën” ka thënë Embolo./Indeksonline/

Temat: