75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli kryesor i Atleticos mungon kundër Barçës

Në aspektin e të lënduarve, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka marrë një lajm katastrofal.

Kapiteni i tij, Diego Godin, është lënduar në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos mbrëmë dhe do të mungojë rreth 20 ditë.

Kjo nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjen me Barcelonës pas pushimit internacional, transmeton IndeksOnline.

”Unë e di se çfarë kam. Do të mungoj rreth 20 ditë apo një muaj. Do të tentoj që ta bëj më të mirën time”.

”Nëse do të zëvendësohesha mbrëmë, nuk do të mund të kontriboja asgjë. Kështu që ia vlejti e gjithë kjo”, tha Godin pas ndeshjes.

Përndryshe, në qendër të mbrojtjes, Simeones i mungojnë edhe Savic, Lucas Hernandez dhe Gimenez./IndeksOnline/