20:04 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Yllka Kuqi e tepron me grim, nuk njihet

Yllka Kuqi kujdeset që në çdo paraqitje të duket sa më në formë.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ndërsa imazhet që ajo poston paraqitet elegante dhe gjithmonë me stil, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi të publikuar së fundi, Yllka ka ardhur më atraktive se kurrë më parë, e veshur me një fustan të shkurt i cili i zbulonte gjoksin këngëtarja ka mahnitur me pamjen.

Por, ajo që bie në sy ishte grimi i tepruar që këngëtarja kishte vënë këtë herë duke bërë që ajo të duket shumë më ndryshe se herëve të tjera.

Ndryshe, këngëtarja gjakovare po vazhdon të jetë aktive me projekte të ndryshme muzikore./Indeksonlien/

Temat: