17:57 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Yllka Kuqi kujton shoqen e saj të ndjerë në Ditën e Çlirimit të Gjakovës (Foto)

Sot qyteti i Gjakovës ka shënuar Ditën e Çlirimit.

Pikërisht në këtë ditë këngëtarja kosovare Yllka Kuqi ka kujtuar shoqen e saj të ndjerë, poeten dhe ish- luftëtaren, Yllka Domi.

Këngëtarja ka postuar një fotografi të shumë viteve më parë, teksa shihet me shoqën e saj të ndjerë e ku shkruan:

“Urime Dita e Çlirimit Gjakovë ! Kjo dite per mua dhe per shume te tjere vjen me ndjenja te gezimit e dhimbjes bashke…Sot kam mall per shoqen me t’mire qe nuk e jetoj kete dite e as ditet tjera pas.. e kujtoj e ia dedikoj festen asaj…My bff Yllka Domi”.

Ndryshe Yllka Domi ishte 17 vjeçare kur ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999.Yllka u vra bashkë me disa bashkëluftëtarë dhe ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë./Indeksonline/