10:32 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ymeri në BIK, uron besimtarët për Bajram

Bashkësinë Islame me rastin e festës së Kurban Bajramit e ka vizituar edhe nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri bashkë me deputeten, Shqipe Pantina.

Me këtë rast, Ymeri duke folur për festën e Kurban Bajramit, uroi të gjithë besimtarët myslimanë, teksa tha se kjo ditë vlen për të përkujtuar porositë shoqërore.

“Kjo ditë është ditë e cila për mendimin tim vlen për të përkujtuar simbolikën dhe porositë shoqërore të cilat janë domosdo dhe nevojë e secilit për nesh, individualisht të mendojmë si pjesë e shoqërisë edhe ta shohim vetëm si përgjegjës. Edhe ta mendojmë rolin tonë dhe rëndësinë që e kemi në krijimin e një shoqërie që është e drejtë dhe nuk diskriminon e as përjashton”, tha ai.

Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert prej mëngjesit për të pritur urime për festën e Kurban Bajramit.