14:43 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Young pyetet nëse festuan shkarkimin e Mourinhos – përgjigjja e tij lë pa fjalë

Ashley Young i ka mohuar zërat se yjet e Manchester Unitedit e kanë festuar shkarkimin e Jose Mourinhos duke i cilësuar ”gënjeshtra absolute” dhe ai beson se lojtarët duhet ta marrin përgjegjësinë për shkarkimin e ish-trajnerit të tyre.

Mourinho është shkarkuar nga Man Unitedi të martën pas humbjes, 1-3 nga Liverpooli, derisa besohet se lojtarët besohet se kanë luajtur rol krucial në këtë vendim.

Cardiff 0-1 Manchester United

Raportohet se mesfushori, Paul Pogba ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me Mourinhon, teksa raportet e tyre kanë qenë tejet të këqija.

Young, megjithatë, i ka mohuar këto zëra pas fitores së djeshme ndaj Cardiff Cityt, nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, transmeton IndeksOnline.

”S’kemi festuar. Absolutisht gënjeshtra. Natyrisht, ishte zhgënjyese për trajnerin që të shkarkohej. Në dy vite e gjysmë, ai fitoi tituj”.

”Ne duhet të marrim përgjegjësinë për shkarkimin e tij sepse ne jemi ata që luajmë në fushë. Siç e kam thënë, ne duhet të lëvizim nga kjo”.

”Ole ka ardhur te ne dhe jemi duke u përgatitur në mënyrën e duhur për një ndeshje, dhe një javë të ‘çmendur”.

”Por, si futbollist profesionist, e them se ne duhet ta kryejmë punën tonë pasi është në duart tona”, tha Young për gazetarët pas ndeshjes./IndeksOnline/